Ballina Flash

Twitter: Wall Street nuk mund të kontrollojë Bitcoin

KALIFORNI, 7 qershor /ATSH-DPA/ – Wall Street nuk mund dhe nuk do ta kontrollojë kurrë Bitcoin, deklaroi shefi i Twitter dhe Square, Jack Dorsey.

Sipas agjencisë Bloomberg, duke folur në konferencën ”Bitcoin 2021” Dorsey siguron që “ai do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e tij për t’u siguruar” që Bitcoin të jetë për të gjithë.

Duke besuar se asgjë nuk mund të krahasohet me Bitcoin, Dorsey shkon aq larg sa të thotë se “nuk ka më nevojë për banka” falë kriptovalutës.

Kompania në fakt po vlerëson një ”portofol hardware” për Bitcoin, i cili është një pajisje për depozitimin e Bitcoin që nuk është e lidhur në internet.

Ndërkohë, Cameron dhe Tyler Winklevoss, ”armiqtë” e Mark Zuckerberg, nuk kanë dyshime: Bitcoin do të rritet në 500 000 dollarë gjatë pesë viteve të ardhshme, duke arritur një kapitalizim tregu prej 10 000 miliardësh. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Stoltenberg: Të gatshëm të mbrojmë aleatët nga Moska dhe Minsku
Artikulli tjetërTakimi i juristëve në Diasporë/ Majko: Angazhim i përbashkët për Shqipërinë