Ballina Flash

FUTBOLL – Kaosi përfshin Copa America

RIO DE ZHANEIRO, 4 qershor /ATSH-DPA/ – Trajneri kombëtares braziliane të futbollit, Tite nuk mund të garantojë pjesëmarrjen e kampionëve në Copa America këtë muaj, pasi disa lojtarë kundërshtojnë zhvillimin e turneut në Brazil.

”Copa America 2021” do të zhvillohet në Brazil, duke filluar nga 13 qershori, pas vendimit të CONMEBOL për të spostuar këtë kampionat.

Shtyrë nga viti 2020 për shkak të pandemisë së koronavirusit, Copa America do të ndahej midis Kolumbisë dhe Argjentinës, megjithëse të dy vendet janë hequr si bashkëorganizatore, pas problemeve politike dhe COVID-19.

Brazilit i është dhënë e drejta e pritjes, pavarësisht se ishte një nga vendet më të goditur nga kriza shëndetësore COVID-19.

Sidoqoftë, mbetet të shihet nëse Brazili i Tite do të konkurrojë për shkak të pakënaqësisë së tyre për transferimin e Copa America./  /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHapet Këndi Arkivor në Berat dhe Skrapar
Artikulli tjetërLiqeni i Dushkut, tjetër destinacion i turizmit natyror për t’u zbuluar në Gramsh