TIRANË, 3 qershor /ATSH/ Interesat e bonove të thesarit (yield) me afat 12-mujor shënuan nivelin më të ulët të dy viteve të fundit.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në ankandin e kësaj jave, bonot e thesarit me maturim 12-mujor u shitën me një yield mesatar të ponderuar prej 1,52 %, nga 1,64 % që kishin qenë në ankandin e mëparshëm.
Shifra regjistron nivelin më të ulët që nga qershori i vitit 2019.
Rënia e yield-eve i adresohet gjendjes likuide të sektorit financiar në vend dhe interest të lartë të investitorëve për të blerë instrumentet e borxhit të qeverisë. /j.p/






















