Ballina Flash

FUTBOLL – Inzaghi trajneri i ri i Interit

MILANO, 3 qershor /ATSH-DPA/ – Skuadra e Interit ka emëruar Simone Inzaghi si trajnerin e saj të ri për të zëvendësuar Antonio Conten, deklaruan kampionët e Serie A.

”Inzaghi, 45 vjeç, nënshkroi një kontratë dyvjeçare pasi zgjodhi të largohej nga AS Roma për në Milano, pavarësisht se iu ofrua një zgjatje kontrate në kryeqytet”, sipas gazetës ”Gazzetta dello Sport”.

Lazio tha se ata respektojnë vendimin e Inzaghi, i cili gjithashtu kishte luajtur për ekipin para se të bëhej menaxher.

Interi ka fituar Scudetto-n e tij të parë në një dekadë këtë sezon, duke i dhënë fund serisë së nëntë kampionateve të Juventusit.  /os/

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Videolojërat jo domosdoshmërisht të dëmshme
Artikulli tjetërIZRAEL – Qeveri e re koalicioni, e para pas 12 vitesh pa Netanyahun