Ballina Flash

FUTBOLL – Vidal pozitiv me Covid-19

SANTIAGO, 1 qershor /ATSH-ANSA/ – Mesfushori kilian i Interit, Arturo Vidal u shtrua në spital në Kili pasi doli pozitiv me Covid-19, njoftoi stafi mjekësor i ekipit kombëtar kilian, me të cilin Vidal nuk do të jetë në gjendje të luajë të enjten kundër Argjentinës për kualifikimin në Kupën e Botës.

“Trupi mjekësor i ekipit kombëtar të Kilit nënvizon se me kërkesë të Arturo Vidal, komunikohet se lojtari është diagnostikuar pozitiv me Covid-19”, thuhet në një deklaratë.

Mesfushori 34-vjeçar ishte vaksinuar kundër Covid-19 së bashku me lojtarë të tjerë nga ekipi kilian.

Infeksionet me koronavirus në Kili mbeten mbi 6 000 në ditë dhe sistemi kombëtar shëndetësor është i mbingarkuar.

Pas 14 muajsh pandemie, Covid-19 shkaktoi vdekjen e 29 000 personave në vend./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShkelje e rregullave të mbrojtjes në punë/ Arrestohet drejtuesi i punimeve të OST, Gjirokastër
Artikulli tjetërFiskalizimi/ Mbi 1.8 milionë fatura elektronike të lëshuara, kryesisht të transaksioneve biznes – qeveri