Ballina Flash

1 Qershori/ Të miturit e IEVP Kavajë takohen me prindërit

TIRANË, 1 qershor/ATSH/ Dhurata më e bukur në festën e 1 Qershorit, për të gjithë të miturit e IEVP Kavajë ishte takimi i ngrohtë me prindërit e tyre.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ndau sot pamje nga ky aktivitet i organizuar nga Ministria e Drejtësisë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Ansambli i Tiranës.

“Pas një periudhe kufizimi të takimeve fizike si rezultati i masave të marra nga pandemia, sot të gjithë të miturit u rrethuan nga dashuria e prindërve në një festë kulturore të organizuar nga Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, me këngë e valle nga Ansambli i Tiranës”, tha Gjonaj.

Këtij aktiviteti iu bashkuan edhe dy aktorë, duke e bërë më të bukur ditën e fëmijëve.

Po ashtu, pjesë e këtij aktiviteti ishin edhe pikturat e të miturve, të cilat ishin ekspozuar për të ftuarit.

/m.m/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBiznesi shton interesin për regjistrimet për markë/ Tregues i rritjes së ekonomisë
Artikulli tjetërBasha, takime në Lushnjë, Patos dhe Divjakë: Asnjë bashkëpunimin me atë që vodhi shpresën e shqiptarëve