TIRANË, 28 maj/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ishte sot në qendrën “Vatra” në Vlorë, ku vajzat viktima të trafikimit kanë nisur rrugën e integrimit në shoqëri.
Manastirliu tha se me Fondin Social po mbështesim “Vatrën” dhe qendra të tjera partnere, për rehabilitimin dhe integrimin e vajzave dhe grave, viktima të dhunës e trafikimit.
“Historitë e secilës prej këtyre vajzave të reja janë të shenjuara nga dhimbja, ankthi dhe pasiguria. Por këtu në qendrën “Vatra” në Vlorë, ku Brikena dhe stafi i përkushtuar kujdesen çdo ditë për vajzat viktima të trafikimit, secila prej tyre ka nisur rrugën e mundimshme të integrimit, për jetën që ato meritojnë. Jam shumë e kënaqur që po mbështesim me Fondin Social “Vatrën” dhe qendra të tjera partnere, për rehabilitimin dhe integrimin e vajzave dhe grave, viktima të dhunës e trafikimit”, tha ministrja Manastirliu.
/m.m/j.p/r.e/





















