Ballina Bota

COVID-19 – Sllovakia miraton përdorimin e vaksinës Sputnik V

BRATISLAVA, 27 maj /ATSH-ANSA/- Qeveria sllovake i ka dhënë dritën jeshile vaksinimit me vaksinën antiCOVID-19 ruse Sputnik V.

Sllovakia mori dërgesën e parë me 200 000 doza në mars.

Për mungesë të informacionit të nevojshëm, Sputnik V nuk është miratuar deri më tani nga EMA ose Instituti Shtetëror Sllovak për Kontrollin e Barnave (Sukl).

Sipas rezolutës së botuar, qeveria e kryeministrit Eduard Heger ka udhëzuar ministrin e Shëndetësisë, Vladim¡r Lengvarsky, të “lejojë vaksinimin me vaksinën e lartpërmendur, derisa të shterohen 200 mijë dozat e importuara”.

Deri më tani, rreth 30% e popullsisë në Sllovaki ka marrë të paktën dozën e parë të njërës prej vaksinave antiCOVID-19.

Aktualisht, vendi po përdor kryesisht vaksinat Pfizer/BioNTech dhe Moderna./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 27/5/2021
Artikulli tjetër3 mijë e 195 raste aktive me COVID-19 në Kosovë