Ballina Flash

E martë e shenjtë nga kisha e Shën Ndout/ Rama poston foton

TIRANË, 25 maj /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka uruar sot besimtarët për të martat e shenjta të Shën Ndout.

Rama ka publikuar foto nga kisha e Laçit ku festohen të martat e shenjta të Shën Ndout.

“E martë e shenjtë nga kisha e Shën Ndout”, ka shkruar kryeministri Rama krah fotos.

Janë 13 të marta që respektohen nga besimtarët për të mbërritur deri në ditën e Shna Ndout. Pelegrinë të shumtë i drejtohen çdo të martë këtij vendi të shenjtë për të gjetur ngrohtësi shpirtërore, duke drejtuar lutjet e tyre për qetësi, shëndet, harmoni dhe begati.

Pelegrinët janë nga çdo skaj i vendit dhe përfaqësojnë besime të ndryshme. Ata besojnë tek mrekullitë e Kishës së Laçit, ndaj edhe e frekuentojnë.

Mijëra persona udhëtojnë çdo të javë drejt kishës së Shna Ndout në Laç deri në ditën e 13 qershorit kur është dhe festa e këtij shenjti dhe numri i pelegrinëve shkon mbi 1 milion.

Kisha e Shna Ndout daton që nga shekulli XIII dhe objekti i rëndësishëm i kultit mori famë për shkak të Shna Ndout, një predikues i njohur katolik. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSiguria ushqimore/ AKU kryen 157 inspektime, jepen 25 masa për subjektet
Artikulli tjetërAmazon paditet për abuzim me pozitën dominuese