Ballina Flash

Rumunët pinë më shumë birrë se sa… gjermanët?

BUKURESHT, 24 maj /ATSH-ANSA/ – Rumania kaloi Gjermaninë dhe mban aktualisht vendin e tretë të klasifikimit botëror për konsumin e birrës për banor, sipas një studimi vjetor nga “Kirin Beer University” publikuar nga BBC Scienze Focus Magazin.

Rumunët, me 100,3 litra secili, renditen pas çekëve, për vite me radhë të paarritshëm në renditjen speciale që konsumojnë 188,6 litra për banor në vit, dhe austriakët, akoma me 107,8 litra.

Italia nuk ndodhet në dhjetëshen e parë, ku bëjnë pjesë Gjermania, Polonia, Namibia, Irlanda, Spanja Kroacia dhe Letonia./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDurrës/ Vijon rikthimi në shtëpitë e reja, lagjja e re në Manzë gati në fund të vitit për 224 familje
Artikulli tjetërOBSH: Të paktën 10% e banorëve të çdo vendi duhet të vaksinohet deri në shtator