Ballina Flash

Netflix së shpejti edhe video-lojëra

KALIFORNI, 24 maj /ATSH-ANSA/ – Netflix do të zgjerojë gamën e tij të veprimit në sektorin e lojërave video, i drejtuar tashmë nga emra të mëdhenj në teknologji.

Sipas raporteve nga faqja e internetit e Informacionit, kompania ”Los Gatos” po kërkon një ekzekutiv në këtë fushë, një shenjë që ajo mund të merret me përmbajtjen e saj jashtë kinemasë dhe televizionit.

Sipas burimit, platforma e transmetimit tashmë ka kontaktuar disa menaxherë, veteranë të sektorit, për një hyrje të mundshme në kompani, brenda një divizioni të krijuar pikërisht për t’u hapur në tregun e ri.

Në realitet, kompania nuk do të ishte e re në botën e lojërave video ose të paktën pjesë e logjikës së saj.

Nuk është konfirmuar ende që Netflix do të zgjerohet zyrtarisht në sektorin e lojërave, por duke marrë parasysh mbi 200 milionë abonentë (37 milionë prej të cilëve arritën vetëm në vitin 2020), një zgjidhje e tillë mund të jetë një ”tokë pjellore” për arkat e Reed Hastings./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Blinken: Ende asnjë shenjë konkrete nga Irani për marrëveshjen bërthamore
Artikulli tjetërDurrës/ Shkolla “Ismet Nanushi” në Sukth, gati në vjeshtë për 705 nxënës dhe 80 fëmijë të kopshtit