Ballina Flash

FUTBOLL – Messi nuk do të luajë në ndeshjen e fundit të Barcelonës

BARCELONË, 21 mars /ATSH-DPA/ – Lionel Messi nuk do të luajë ndeshjen e fundit të Barcelonës në sezonin e La Liga kundër Eibar.

Klubi konfirmoi se kapitenit të tyre iu dha leja për të filluar pushimet e tij, para se të fillonte përgatitjet për Copa America me Argjentinën.

Messi ka luajtur në të gjitha ndeshjet, përveç dy ndeshjeve të Barçës në kampionat.

Ai kryeson tabelën e ligës me 30 gola, shtatë më shumë se rivali më i afërt, Gerard Moreno, që do të thotë se është pothuajse i sigurt për të fituar trofeun ”Pichichi” për të tetën herë në karrierën e tij. /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPorti i Durrësit/ Në 4 muaj përpunohen 1.4 milionë tonë mallra, rritje me 16 % krahasuar me 1 vit më parë
Artikulli tjetërGjermania dhuron 36.000 kite testesh të shpejta për Covid-19