Ballina Ekonomi

Prodhimi ditor në kaskadën e Drinit llogaritet mbi 22 mijë MWh

TIRANË, 19 maj/ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) informoi sot se prurjet në kaskadën e Drinit llogariten rreth 390 m3/s, ndërsa prodhimi është mbi 22 mijë  MWh.

“Prurjet natyrore në Kaskadë janë 390 m3/s. Niveli i liqenit të HEC-it të Fierzës është 296.77 m, ndërsa kuota maksimale është 296 m. Niveli i liqenit të HEC-it të Komanit është 173.28 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m. Niveli i liqenit në HEC-in e Vaut të Dejës është 74.28 m, ndërsa kuota maksimale është 76 m”, bën të ditur KESH.

Sipas të dhënave të publikuara në mesditën e së hënës nga KESH, prodhimi ditor në HEC-in e Fierzës është 8420 MWh, në Koman 9370 MWh dhe në Vaun e Dejës 4416 MWh. /j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDyshimet për votime të dyfishta/ Pelinku: Mendohet se i përkasin operatorëve dhe komisionerëve
Artikulli tjetërMuzeu Etnografik në Elbasan, një ftesë për turistët vendas e të huaj