BERLIN, 19 maj /ATSH-DPA/ – Një shofer kamioni paralizoi trafikun në një autostradë në Gjermani pasi kamioni i tij, i ngarkuar me birrë, u përmbys, deklaroi policia.
Arkat e birrës ranë nga kamioni jashtë qytetit verior të Bremenit duke paralizuar trafikun në autostradë dhe duke bërë që disa prej shoferëve të bllokuar të linin automjetet e tyre për të ndihmuar në pastrimin e rrugës.
Pasi u lirua për trafikun në një korsi, ekipet e mirëmbajtjes së autostradës dhe një shërbim karoatrecësh morën përsipër operacionin e pastrimit, i cili përfundoi në orët e para të mëngjesit pasardhës.
”Arkat e birrës të padëmtuara u transferuan në një kamion të dytë. Shoferi 28-vjeçar u hetua për dështimin për të siguruar siç duhet ngarkesën”, theksoi policia. /os/






















