Ballina Bota

SPANJË – Separatistët e Katalonjës arrijnë marrëveshjen e koalicionit qeveritar

MADRID, 17 MAJ /ATSH-DPA/ – Dy partitë kryesore separatiste të Katalonjës kanë arritur një marrëveshje për ndarjen e pushtetit për provincën spanjolle, duke i dhënë fund më shumë se tre muaj grindjesh pas zgjedhjeve rajonale në shkurt, njoftoi sot media.

“Marrëveshja e koalicionit u njoftua nga partia e majtë republikane ERC dhe ajo liberal-konservatore JuntsxCat”, shkruan gazetat spanjolle “La Vanguardia” dhe “El Pais”.

Qeveria rajonale do të drejtohet nga Pere Aragones i ERC.

ERC dhe JuntsxCat kërkuan falje për procesin e gjatë të formimit të qeverisë dhe premtuan të “qeverisin për të gjithë dhe të bëjnë përparim në qëllimin e përbashkët të pavarësisë”, sipas një deklarate.

Katalonja është thellësisht e ndarë në çështjen e kërkimit të pavarësisë nga pjesa tjetër e Spanjës, një lëvizje e kundërshtuar ashpër nga Madridi./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPrefektura Shkodër, plan gatishmërie për zjarret në pyje dhe kullota
Artikulli tjetërDurrës, aksion për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme