TIRANË, 16 maj/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti fillimisht do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura më tepër të përqëndruara në zonën e veriut dhe qendrës. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme por me intensitet të ulët.
Pas orëve të mesditës moti parashikohet kryesisht me kthjellime, por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kalimtare dhe pa praninë e reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim e lehtë dhe shpejtësi 1-8m/sek, shoqëruar me valëzim të forcës 0-1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 12/21 | Shi diell |
| Kukës | 9/19 | Shi diell |
| Lezhë | 11/20 | Shi diell |
| Dibër | 7/18 | Shi diell |
| Durrës | 13/21 | Shi diell |
| Tiranë | 13/23 | Shi diell |
| Elbasan | 11/23 | Shi diell |
| Berat | 9/23 | Re diell |
| Vlorë | 13/23 | Re diell |
| Korçë | 8/17 | Re diell |
| Gjirokastër | 9/22 | Re diell |
| Sarandë | 10/21 | Re diell |























