TIRANË, 10 maj /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se për ditën e hënë vendi ynë do të vijojë të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të thata. Mot i kthjellët pritet të dominojnë në pjesën me të madhe të territorit me vranësira të pakta kalimtare këto të përqendruara përgjatë relieveve malore nga orët e mesditës deri ato të pasdites.
Era do të fryjë nga kuadrati i jugut e lehtë me shpejtësi 1 deri 7 m/sek shoqëruar me valëzim në dete i forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 15/28 | diell pak re |
| Kukës | 13/27 | diell pak re |
| Lezhë | 14/27 | diell pak re |
| Dibër | 12/26 | diell pak re |
| Durrës | 16/27 | diell pak re |
| Tiranë | 16/29 | diell pak re |
| Elbasan | 15/30 | diell pak re |
| Berat | 13/30 | diell pak re |
| Vlorë | 15/28 | diell pak re |
| Korcë | 10/26 | diell pak re |
| Gjirokastër | 13/29 | diell pak re |
| Sarandë | 14/26 | diell pak re |






















