Tre sektorët kryesorë që tërheqin kredi nga institucionet mikrofinanciare

TIRANË, 9 maj /ATSH/ Sektorët  e  tregtisë, shërbimeve dhe bujqësisë vijojnë të  përfaqësojnë aktivitetet kryesore ekonomike që tërheqin kredi nga institucionet mikrofinanciare, ndërkohë që cilësia e kredisë së dhënë nga këto subjekte deri në fund të 2020 ishte relativisht e mirë.

Sipas BSH-së, në fund të vitit të kaluar, 30 institucione mikrofinanciare, kishin një total aktivesh prej 66 miliardë lekësh.

Ndërsa raporti i kredive me probleme në fund të 2020 arriti në rreth 12%. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.