Ballina Flash

45 000 gjahtarë kundër 12… bizonëve!

ARIZONA, 8 maj /ATSH-ANSA/ – Mbi 45 000 gjahtarë kanë dalë vullnetarë për të vrarë një duzinë bizonësh në Parkun Kombëtar Grand Canyon Amerikan, Arizona, si pjesë e një programi për rregullimin e rritjes së popullsisë së këtyre kafshëve, njoftoi shërbimi për parqet natyrore.

”Numri i tepërt i bizonëve mund të dëmtojë burimet ujore të parkut, bimësinë dhe tokën”, sipas ekspertëve.

Midis 45 mijë kandidatëve, do të zgjidhen vetëm 12 persona deri më 17 maj.

Secili prej tyre do të autorizohet të vrasë një bizon dhe më pas duhet të jetë në gjendje ta nxjerrë atë nga zona pa ndihmën e një automjeti të motorizuar, përdorimi i të cilit është i ndaluar në zonë./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGREQI – Pyatt: DEFENDER-Europe 21 tregon se SHBA do të mbetet e pranishme në Ballkanin Perëndimor
Artikulli tjetërMeta: T’iu ofrojmë të sëmurëve talasemikë një jetë të sigurt, cilësore dhe të denjë