Ballina Ekonomi

Luleshtrydhet në pikun e sezonit të prodhimit dhe eksportit

TIRANË, 6 maj /ATSH/ Luleshtrydhet kanë nisur të zënë vendin e tyre në tregun e frutave shqiptare që shkojnë për eksport.

Luleshtrydhet shqiptare, falë cilësisë natyrale, po bëhen gjithnjë e më të kërkuara në tregjet e rajonit dhe BE-së.

Sipas statistikave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, vetëm gjatë javës së fundit të muajit prill (23-29 prill) (kohë që përkon me sezonin e prodhimit dhe eksportit të bollshëm të këtij fruti), nga tregjet e Lushnjë-Fierit, u eksportuan 190 tonë luleshtrydhe, shifër kjo 1,4 % më e lartë se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar.

Ekspertët shprehet se zgjerimi i serrave ku kultivohen luleshtydhet, ka sjellë rritjen e eksportit kryesisht në tregun italian, të Kosovës dhe atë serb.

Të freskëta, direkt nga fermat e Fierit, Lushnjës e Divjakës frutat e kuqe plot shije të këndshme, konfirmojnë se tashmë sezoni i tyre ka mbërritur me prodhim të bollshëm dhe çmim të stabilizuar që varion nga 130 deri në 200 lekë, në tregjet e vendit.

Luleshtrydhet konsiderohen një investim i mençur, pasi në Shqipëri ato kanë 3 muaj prodhim, ndryshe nga disa vende të tjera ku prodhimi i tyre zgjat vetëm 15 ditë. /j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPEKIN – Kina pezullon dialogun ekonomik me Australinë
Artikulli tjetërModel i ri i jetesës së pavarur për të rinjtë me aftësi ndryshe/ Manastirliu: 16 bashki të mbështetura nga Fondi Social