TIRANË, 28 prill /ATSH/ Monedha e përbashkët europiane euro, përbën pjesën më të konsiderueshme të rezervës valutore në Shqipëri.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se në fund të vitit 2020 euroja përbënte 64.9 % të totalit të rezervës valutore, e ndjekur nga dollari amerikan me 19 %, SDR me 5.8 %, ari me 3.5 %, paundi britanik me 2.1 %, jeni japonez me 2 %, renminbi kinez me 1.5 % dhe dollari australian me 1.5 %.
Vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë përfshiu për herë të parë edhe monedhën kineze dhe atë australiane në valutat në të cilat mbahet rezerva valutore e vendit.
Në fund të vitit të kaluar rezerva valutore e Shqipërisë kishte vlerën e 3.94 miliardë eurove. Vlera e mjeteve të rezervës valutore të vendit u rrit 17.3 % me bazë vjetore, në fund të 2020-ës.
/r.e/












