Ballina Bota

DANIMARKË – Arrestohen disa të dyshuar për terrorizëm

KOPENHAGË, 28 prill /ATSH-DPA/ – Policia dhe shërbimet sekrete daneze kanë arrestuar gjashtë të dyshuar për terrorizëm gjatë bastisjeve në zonat metropolitane të Aarhus dhe Kopenhagës, njoftoi policia e Jutlandit Lindor.

“Të arrestuarit janë të moshës midis 27 dhe 35 vjeç dhe dyshohen për anëtarësim ose financim të milicisë terroriste të Shtetit Islamik”, tha policia në një deklaratë.

“Dy prej tyre akuzohen se kanë udhëtuar në Siri në verën e vitit 2014 dhe janë rekrutuar nga Shteti Islamik atje”, shtuan autoritetet policore.

Pesë prej tyre akuzohen për financimin e aktiviteteve terroriste.

Vetëm në shkurt, 13 persona u arrestuan në Danimarkë gjatë një operacioni antiterrorizëm në lidhje me një rast me lidhje me Gjermaninë./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”/ 16 fluturime të konfirmuara për të enjten
Artikulli tjetërFrance24: Socialistët fitore historike në zgjedhjet parlamentare