Ballina Ekonomi

Yield-et e bonove të thesarit u ulën në 1.63 %

TIRANË, 27 prill /ATSH/ Bankës së Shqipërisë me vijimin e politikës monetare lehtësuese, ka mbështetur uljen e normave të interesit (yield-et) të qëndrojnë të ulëta edhe gjatë tremujorëve në vazhdim.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në ankandin e bonove të thesarit 12-mujore të datës 20 prill, yield-et pësuan një rënie të fortë në 1.63 %, nga 2.04 % që kishte qenë në ankandin e mëparshëm, të zhvilluar në fund të muajit mars.

Ndërsa yield-i mesatar në muajin mars zbriti në nivelin 3.61 %, nga 3.65 % që kishte qenë në fund të vitit 2020.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNga 7 maji Swiss Edelweiss rinis fluturimin direkt nga Zyrihu në Tiranë
Artikulli tjetërSpiropali: Asnjë shqiptar nuk duhet të ndihet i humbur, me Edi Ramën ka fituar Shqipëria