FRANKFURT, 27 prill /ATSH-DPA/ – Një pastrim i thjeshtë garazhi u kthye në një aksident të rëndë për shërbimet e urgjencës në qytetin gjerman Neu-Isenburg, në jug të Frankfurtit, kur pronari i garazhit zbuloi një kanoçe që përmbante materiale radioaktive.
Ai nuk u dëmtua nga ekspozimi ndaj substancës.
”Qytetari u dërgua në spital si një masë paraprake, por u la menjëherë pas”, theksoi një zëdhënës i policisë.
Kanoçja me veshje plumbi në fjalë kishte shkruar “mineral uraniumi” duke e nxitur atë të thërriste policinë dhe më vonë u zbulua se përmban iridium-192, një izotop radioaktiv i iridiumit.
”Materiali emetonte një nivel të ulët radioaktiviteti”, theksuan shërbimet e urgjencës. /os/





















