Ballina Flash

FUTBOLL – Luhen gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve

ZYRIH, 27 prill /ATSH-AA/ – Ditën e sotme fillojnë ndeshjet e gjysmëfinaleve në Ligën e Kampionëve.

Në ndeshjen e parë të gjysmëfinales klubi spanjoll Real Madrid do të përballet me përfaqësuesin anglez Chelsea në stadiumin “Alfredo di Stefano”.

Në ndeshjen tjetër të gjysmëfinales, të mërkurën më 28 prill, Paris Saint-Germain (PSG) në stadiumin “Parc des Princes” do të presë klubin anglez, Manchester City.

Të dy ndeshjet do të fillojnë në orën 21:00, ndërsa ndeshjet e kthimit do të luhen më 4-5 maj.

Finalja e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet më 29 maj në stadiumin olimpik “Ataturk” në Stamboll. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEksportet drejt Kosovës gjatë janar-marsit arritën mbi 6.5 miliardë lekë
Artikulli tjetërBezos proteston për kontratën miliardëshe mes SpaceX dhe NASA