Ballina Flash

Shitjet e smartphone-ve shënojnë rekord në T1

NJU JORK, 26 prill /ATSH-AFP/ – Shitja e telefonave inteligjentë në të gjithë botën u rrit ndjeshëm midis janarit dhe marsit, sipas një studimi të botuar nga Strategy Analytics.

Sipas kompanisë kërkimore, 340 milionë pajisje u dorëzuan në tre muajt e parë të vitit, 24% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Pandemia dhe pasojat e saj ekonomike nxitën shumë konsumatorë të shtyjnë blerjen e një smartphone të ri në vitin 2020, duke ulur vëllimin e përgjithshëm të shitjeve.

Por në tremujorin e parë të vitit 2021, kërkesa e madhe nga konsumatorët, me pajisje të vjetra tashmë, si edhe theksimi i teknologjisë 5G nga prodhuesit kinezë, e rritën tregun.

“Tregu kinez i telefonave inteligjentë ka shënuar një tremujor të bujshëm, falë suksesit të produkteve 5G në kategori të ndryshme çmimesh”, vëren Linda Sui nga Strategy Analytics.

Grupi i Koresë së Jugut, Samsung, mbizotëron renditjen globale të shitjeve, me 23% të tregut, i ndjekur nga Apple (17%), pastaj markat kineze Xiaomi (15%), Oppo (11%) dhe Vivo (11%)./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Qipro heq karantinën për të vaksinuarit
Artikulli tjetërQarku Fier/ Numërohen 384 qendra votimi, PS 52.59 %, PD-AN 37.68 %