TIRANË, 26 mars /ATSH – I. Vata/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi rreth orës 03:20 të së hënës të dhënat e numërimit të 11 qendrave të votimit në qarkun Lezhë nga 249 qendra votimi në total për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Në 11 qendra votimi të qarkut Lezhë, PS ka marrë 1087 vota ose 37.86%, PD-AN 1380 vota ose 48.07%, LSI 227 vota ose 7.91%, PSD 14 vota ose 0.49 %, PLDSH 70 vota ose 2.44%, BD 20 vota ose 0.70%, NTH 15 vota ose 0.52%. /j.p/












