Ballina Flash

Përkujtohet 35-vjetori i katastrofës së Çernobilit

KIEV, 26 prill /ATSH-AFP/ – Ukraina përkujton sot katastrofën e Çernobilit, 35 vjet pas aksidentit më të rëndë bërthamor të historisë që kontaminoi një pjesë të mirë të Europës.

Presidenti Volodymyr Zelensky pritet sot në zonën e izolimit që rrethon centralin e aksidentuar në një rreze prej 30 kilometrash.

Më 26 prill 1986, në orën 01:23, reaktori numër 4 i centralit të Çernobilit, që ndodhet 100 kilometra nga Kievi, shpërtheu gjatë një testimi sigurie.

Për 10 ditë, reaktori bërthamor u dogj duke lëshuar në atmosferë elemente radioaktive që do të kontaminonin, sipas disa vlerësimeve, deri tre të katërtën e Europës, por kryesisht Ukrainën, Bjellorusinë dhe Rusinë, në atë kohë republika sovjetike.

Autoritetet sovjetike u përpoqën ta fshihnin këtë aksident dhe presidenti Mihail Gorbaçov doli publikisht vetëm më 14 maj.

Në total, 116 000 persona u evakuan në 1986 nga zona rreth centralit, që vazhdon të jetë i pabanuar edhe sot./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalluku: PS ka fituar bindshëm edhe në bastionet e PD në Kombinat
Artikulli tjetërBasha: Numërimi i votave do përfundojë me fitoren e madhe të Aleancës për Ndryshim