Ballina Flash

”Dior” në Athinë për koleksionin e ri 2022

PARIS, 23 prill /ATSH-AFP/ – Pas sheshit qendror në Leçe, në jug të Italisë verën e kaluar, ”Dior” do të organizojë një paradë mode në Athinë më 17 qershor për të zbuluar një koleksion të ri, njoftoi sot shtëpia franceze e modës.

“Shtëpia e Modës ka zgjedhur Athinën, një destinacion i jashtëzakonshëm, djep i civilizim perëndimor dhe arteve europiane, për koleksionin 2022, imagjinuar nga krijuesja italiane e koleksionit për femra Maria Grazia Chiuri”, sipas një komunikate.

Pas disa Fashion Weeks virtuale, parada do të do të zgjasë magjinë e shfaqjes së krijuar në vitin 2020 në Lecçe (…) brenda kryeqytetit grek në përputhje të plotë me masat shëndetësore në fuqi”, nënvizon Dior pa specifikuar nëse parada do të zhvillohet me të ftuar apo pa publik, siç ishte rasti në sheshin qendror të Leçes.

Ashtu si vitin e kaluar, zgjedhja e destinacionit synon të promovojë kreativitetin e artistëve dhe artizanëve vendas, të goditur rëndë nga kriza shëndetësore.

Parada 2022 e ”Dior” është një homazh me një seancë fotosh ikonike në Akropol 70 vjet më parë për të zbuluar veshjet e modës së lartë të Christian Dior.

Shtëpitë e mëdha të modës si ”Dior” apo ”Channel” prezantojnë në pranverë dhe shpesh jashtë vendit koleksionet e tyre./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Në PS dhe në qeveri kemi debat të brendshëm”/ Rama: Jam tërhequr në jo pak raste nga e imja
Artikulli tjetërKim: Nxisim SPAK të ndjekë penalisht ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe