Ballina Flash

Kur bashkëshortin e merr me… autobus!

VERONA, 20 prill /ATSH/ – Dashuria është një ndjenjë aq e fuqishme sa mund të ndryshojë gjithçka, ashtu si në Hirushja, kur kungulli me magji shndërrohet në një karrocë madhështore, e njëjta “mrekulli” ndodhi edhe në qytetin e Veronas, me një autobus të një kompanie lokale e transportit, shkruan today.it.

Protagonistja ”Hirushja” e kësaj historie është Sabrina Bardi, shofere autobusi, e cila zgjodhi mjetin e saj të transportit për të shkuar dhe për të kurorëzuar martesën e saj me Stefano Rubele, në vendin më romantik të Veronës, te shtëpia e Romeo dhe Xhulietës.

Transformimi romantik i autobusit në një ”karrocë dashurie” u dëshmua nga imazhet e postuara në mediat sociale nga ATV Bus Verona.

Sabrina, me një fustan të kuq të shkëlqyeshëm, hipi në autobusin me numër 73 për të shkuar tek bashkëshorti i ardhshëm.

Padyshim, edhe mjetet e transportit ”ishin veshur”, ashtu si kolegët e Sabrinës dhe të gjithë miqtë e çiftit, të cilët ishin në gjendje të festonin kurorëzimin e kësaj historie të shkëlqyer dashurie.

”Jetë të lumtur çiftit”, shkruhej te hapësira mbi xhamin e shoferes së sapomartuar./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParandaloi vrasjen dyfishtë në bulevardin “Migjeni”/ Veliu falënderon pjesëtarin e “Shqiponjave”, Shkëlzen Tafa
Artikulli tjetërVeliaj me Ramën në njësinë 5: Partia Socialiste përfaqëson heronjtë e vërtetë që i njohëm në ditë të vështira