Kaskada e Drinit/ Reshjet e shiut shtojnë prurjet me 340 m3/s

TIRANË, 20 prill/ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) informoi sot se reshjet e shiut gjatë mbrëmjes së djeshme, kanë rritur prurjet në kaskadën e Drinit në sasinë e 340 m3/s, ndërsa prodhimi është 20 mijë MWh.

“Prurjet natyrore në kaskadë janë 340 m3/s. Niveli i liqenit të HEC-it të Fierzës është 293.50 m, ndërsa kuota maksimale është 296 m. Niveli i liqenit të HEC-it të Komanit është 172.97 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m. Niveli i liqenit në HEC-in e Vaut të Dejës është 73.95 m, ndërsa kuota maksimale është 76 m”, bën të ditur KESH.

Sipas të dhënave të publikuara në mesditën e së martës nga KESH, prodhimi ditor në HEC-in e Fierzës është 7 400 MWh, në Koman 8 400 MWh dhe në Vaun e Dejës 4 200 MWh. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.