Ballina Ekonomi

Kaskada e Drinit/ Prurjet 350 m3/s, prodhimi ditor gati 18 mijë MWh

TIRANË, 16 prill/ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) informoi sot se prurjet në kaskadën e Drinit llogariten 350 m3/s, ndërsa prodhimi është 17704 MWh.

“Prurjet natyrore në kaskadë janë 350 m3/s. Niveli i liqenit të HEC-it të Fierzës është 293.82 m, ndërsa kuota maksimale është 296 m. Niveli i liqenit të HEC-it të Komanit është 173.48 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m. Niveli i liqenit në HEC-in e Vaut të Dejës është 74.15 m, ndërsa kuota maksimale është 76 m”, bën të ditur KESH.

Sipas të dhënave të publikuara nga Korporata, prodhimi ditor në HEC-in e Fierzës është 5711 MWh, në Koman 7732 MWh dhe në Vaun e Dejës 4261 MWh. /j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha në një familje në Mënik të Tiranës: Programi i PD-së ka në fokus ekonominë dhe integrimin
Artikulli tjetërAeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”/ 18 fluturime të konfirmuara për të shtunën