”Amazon” do të jetë punëdhënësi më i mirë në planet

UASHINGTON, 16 prill /ATSH-DPA/ – Themeluesi i Amazon Inc. (AMZN) dhe CEO i saj, Jeff Bezos kërkoi nga kompania që të bëjë një punë më të mirë për punonjësit.

Bezos ndau pikëpamjet e tij në letrën e tij të fundit drejtuar aksionerëve si CEO para se t’i dorëzonte frenat e kompanisë Andy Jassy.

Letra vjen së pari në sfondin e raporteve të ”Amazon” që trajton punëtorët e saj si robotë dhe i bën ata të punojnë në kushte jashtëzakonisht të këqija.

Bezos theksoi se “përkundër asaj që kemi arritur, është e qartë për mua se kemi nevojë për një vizion më të mirë për suksesin e punonjësve tanë”.

”Ne gjithmonë kemi dashur të jemi kompania më e orientuar drejt klientit. Ne nuk do ta ndryshojmë atë. Por unë jam duke punuar shumë për këtë shtesë. Ne do të jemi punëdhënësi më i mirë në planet”, shtoi ai.

Bezos gjithashtu zbuloi një skemë robotike, e cila do të zhvillojë orare të reja të stafit me ndihmën e një algoritmi.

Pas dorëheqjes së tij si CEO, Bezos do të marrë rolin e tij të ri si kryetar ekzekutiv dhe në këtë rol të ri, ai tha se fokusi i tij kryesor do të jetë në sigurimin e depove të kompanisë. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.