Zgjedhjet e 25 prillit/ Printohen dhe paketohen fletët e votimit për 6 qarqe

TIRANË, 16 prill /ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, njoftoi sot se janë printuar dhe paketuar fletët e votimit për 6 qarqe.

Përmes një njoftimi Celibashi u shpreh se janë printuar fletët e votimit për qarqet Vlorë, Korçë, Berat, Gjirokastër, Elbasan dhe Fier.

Ai theksoi se fletët e votimit mbërrijnë në Shqipëri brenda ditës së sotme.

“Ka përfunduar printimi dhe paketimi i fletëve të votimit për qarqet Vlorë, Korçë, Berat, Gjirokastër, Elbasan, Fier dhe mbërrijnë në Shqipëri brenda ditës së sotme. Fletët e Votimit po printohen nga kompania sllovene ‘Cetis’”, u shpreh Celibashi. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.