TEKSAS, 15 prill /ATSH-DPA/ – ”Blue Origin”, ndërmarrja private hapësinore në pronësi të themeluesit të ”Amazon”, Jeff Bezos, ka lëshuar me sukses një raketë të ripërdorshme për herën e pesëmbëdhjetë.
“Blue Origin’ përfundoi me sukses misionin e saj të pesëmbëdhjetë radhazi në hapësirë dhe përsëri kreu një seri simulimesh për të provuar lëvizjet dhe operacionet e astronautëve për fluturimet e ardhshme me klientët në bord”, theksoi kompania.
“Ky mision shënoi një hap verifikimi përpara fluturimit të astronautëve”, sipas deklaratës.
Testi u krye nga ”One Launch Site” i ”Blue Origin”, në Teksasin Perëndimor.
Raketa me kapsulën e bashkangjitur arriti një lartësi prej rreth 105 kilometra para se të kthehej në Tokë.
Për herë të parë, personeli i ”Blue Origin” qëndroi në këmbë, ndërsa astronautët hynë në kapsulë para nisjes dhe kryen një seri provash nga brenda saj./ /os/






















