Denaj nga Saranda: Mbështetje prodhimeve vendase, ruajmë traditën dhe rrisim ekonominë

TIRANË, 15 prill /ATSH/ Përmirësimi i cilësisë së produkteve shqiptare do të bënte që të rriteshin me shumë konsumimi i tyre brenda vendit, ashtu dhe eksportet e tyre drejt tregjeve rajonale.

Kandidate për deputete me nr. 4 në qarkun e Vlorës, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj zhvilloi një takim me përfaqësues të komunitetit të biznesit të Dhomës Kombëtare të Zejtarisë, në qytetin e Sarandës.

“Ruajtja e traditave dhe promovimi i produkteve “Made in Albania” janë vlerë e shtuar për zhvillimin, jo vetëm të Sarandës, por të gjithë vendit”, – u shpreh Denaj.

Ndërsa theksoi se, me Dhomën Kombëtare të Zejtarëve vlerësuam me titullin “Mjeshtër”, duarartët e këtij qyteti.

“I vlerësoj dhe i mbështes ata, të cilët ruajnë ndër vite vlerat dhe traditat tona. Si kandidate për deputete në këtë zonë do të vijoj të promovoj këto shembuj për të nxitur këto sipërmarrje edhe në mandatin e 3 qeverisës”, – tha Denaj.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.