Ballina Flash

Grabitësit nuk kursejnë as një… central diellor!

BERLIN, 13 prill /ATSH-DPA/ – Disa grabitës në Gjermaninë Qendrore u larguan me një tufë panelesh dhe materialesh të tjera, të marra nga një central diellor.

Sipas policisë, grabitësit prenë disa kabllo dhe vodhën 33 invertitorë, me vlerë rreth 128 000 euro (152 000 dollarë).

Vjedhja e së hënës në qytetin Weissensee gjithashtu shkaktoi dëme materiale prej rreth 84 000 eurosh, ndërsa grabitja u zbulua nga punonjësit.

Çmontimi i pjesëve të rënda duhet t’u ketë marrë shumë kohë duke bërë që policia të mendojë se në ktë grabitje ”ishte përfshirë një grup i madh hajdutësh”. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPlani i Veprimit 2021-2025/Dyfishimi i Skemës Kombëtare të mbështetjes në bujqësi
Artikulli tjetërFOKUS – G7: Të shqetësuar për shtimin e trupave ruse në kufi me Ukrainën