FUTBOLL – Perez rizgjidhet president i Realit të Madridit

MADRID, 13 prill /ATSH-DPA/ – Florentino Perez do të mbetet president i Real Madrid deri në 2025, pas kandidimit për rizgjedhje, deklaroi klubi spanjoll.

Procesverbalet e takimit zbuluan se vendimi u mor pas 14 minutash gjatë një video-konference, pasi një takim fizik nuk ishte i mundur për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Perez, në detyrë që nga viti 2001, me një pauzë nga 2006 në 2009, do të ketë si zëvendës  Fernando Fernandez Tapias, Eduardo Fernandez de Blas dhe Pedro Lopez Jimenez.

Sipas medias spanjolle, Perez është i bindur se hapja e stadiumit të rinovuar ”Santiago Bernabeu” do të fillojë një epokë të re ekonomike për klubin, i cili ka yjet e ”Paris Saint-Germain” Kylian Mbappe dhe sulmuesin e ”Borussia Dortmund”, Erling Haaland si qëllime transferimi. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.