Parashikimi i motit, e shtunë 10 prill 2021

TIRANË, 9 prill/ATSH/ Ditën e shtunë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat fare të pakta kalimtare gjatë orëve të mesditës dhe kryesisht relievet malore.

Në zonat luginore parashikohet mjegull e përkohëshme, ndërsa në zonat malore prani e ngricave në rrugë për shkak të temperaturave negative.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kudrati i jugut e lehtë duke u shoqëruar nga dallgëzimi i shkallës 0 dhe 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 4/17 diell
Kukës 1/13 diell
Lezhë 3/18 diell
Dibër -1/12 diell
Durrës 6/19 diell
Tiranë 6/19 diell
Elbasan 5/19 diell
Berat 2/20 diell
Vlorë 6/19 diell
Korcë 0/13 diell
Gjirokastër 2/19 diell
Sarandë 5/19 diell

 

                          

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.