Ballina Flash

SHBA shqyrton bojkotin e Lojërave Olimpike Dimërore Pekin 2022

UASHINGTON, 7 prill /ATSH-DPA/ – Shtetet e Bashkuara të Amerikës po konsiderojnë një bojkot të Lojërave Olimpike Dimërore të vitit të ardhshëm në Kinë për shkak të shtypjes së Pekinit ndaj pakicave dhe abuzimeve të tjera serioze të të drejtave të njeriut, deklaroi Departamenti amerikan i Shtetit.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price tha se ”SHBA do të konsultohet me vendet e tjera për të parë nëse mund të organizohet një bojkot i përbashkët”.

Ai tha se administrata po konsideron një veprim të tillë edhe pse një vendim përfundimtar nuk është marrë.

Të dy administratat e Biden dhe Trump kanë etiketuar përpjekjet e Kinës për të kontrolluar pakicën myslimane Ujgur dhe për ta privuar atë nga identiteti kulturor si gjenocid. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak25 minuta sport në ditë ngadalësojnë plakjen
Artikulli tjetërITALI – Di Maio: Kuadri negociues me Shqipërinë dhe MV sa më shpejt të jetë e mundur