TIRANË, 6 prill/ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare informoi sot se prurjet në Kaskadën e Drinit llogariten 690 m3/s, ndërsa prodhimi është mbi 14 mijë MWh.
“Prurjet natyrore në kaskadë janë 690 m3/s. Niveli i liqenit të HEC-it të Fierzës është 293.54 m, ndërsa kuota maksimale është 296 m. Niveli i liqenit të HEC-it të Komanit është 172.07 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m. Niveli i liqenit në HEC-in e Vaut të Dejës është 73.56 m, ndërsa kuota maksimale është 76 m”, bën të ditur KESH.
Sipas të dhënave të publikuara nga Korporata, prodhimi ditor në HEC-in e Fierzës është 4 170 MWh, në Koman 5700 MWh dhe në Vaun e Dejës 3400 MWh. /j.p/r.e/












