Ballina Flash

Trump angazhohet në… bejsboll!

XHORXHIA, 3 prill /ATSH-ANSA/ – Donald Trump ngre zërin kundër MLB, ligës profesioniste të bejsbollit në SHBA që ka vendosi të zhvendosë All-Star Game 2021 nga Atlanta, në një protestë kundër shtetit të Xhorxhias, që ka aplikuar një shtrëngim të të drejtës për të votuar.

“Ata largohen nga Atlanta sepse kanë frikë nga e majta radikale. Bojkotoni bejsbollin dhe të gjitha ato kompani që duan të ndërhyjnë në zgjedhjet e lira dhe e drejtë”, thotë ish-presidenti amerikan në një deklaratë për median.

Ish-presidenti sulmoi gjithashtu edhe kompanitë të cilët kanë kritikuar ligjin e Xhorxhias, si ”Coca Cola” dhe ”Delta”./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Shqipëria t’i bashkohet familjes që i përket”/ Soreca: Shpresoj muajt që vijnë të çelim negociatat formalisht
Artikulli tjetërGjiknuri e Denaj në Delvinë: PS ka program të posaçëm trajnimesh për të rinjtë