Ballina Ekonomi

Kaskada e Drinit/ Prurjet 320 m3/s, prodhimi ditor mbi 13 mijë MWh

TIRANË, 3 prill/ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) informoi sot se prurjet në Kaskadën e Drinit llogariten 320 m3/s, ndërsa prodhimi është mbi 13 mijë MWh.

“Prurjet natyrore në kaskadë janë 320 m3/s. Niveli i liqenit të HEC-it të Fierzës është 292.76 m, ndërsa kuota maksimale është 296 m. Niveli i liqenit të HEC-it të Komanit është 173.16 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m. Niveli i liqenit në HEC-in e Vaut të Dejës është 73.84 m, ndërsa kuota maksimale është 76 m”, bën të ditur KESH.

Sipas të dhënave të publikuara nga Korporata, prodhimi ditor në HEC-in e Fierzës është 4 000 MWh, në Koman 6386 MWh dhe në Vaun e Dejës 2880 MWh. /a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRindërtimi/ Ritme të larta punimesh në shkollën “Gjok Elezi” në Kurbin, kushte optimale për 382 nxënës
Artikulli tjetër13010 vaksinime antikovid vetëm sot/ 185 496 injektime që prej nisjes së fushatës së vaksinimit