UASHINGTON, 3 prill /ATSH-DPA/ – Kompania farmaceutike amerikane “Johnson & Johnson” njoftoi se tani po e teston vaksinën e saj antiCOVID-19, aktualisht vetëm për të rriturit, edhe tek adoleshentët.
“Vaksina me një dozë së pari do të testohet në një numër të vogël 16-17 vjeçarësh, si pjesë e një prove klinike që ka filluar që nga shtatori”, tha kompania.
Pas shqyrtimit të të dhënave fillestare, prova do të zgjerohet gradualisht në një grup më të madh adoleshentësh më të rinj, nga mosha 12 vjeç.
Vaksina Johnson & Johnson tashmë po administrohet në SHBA dhe, gjithashtu, ka marrë edhe miratimin e BE-së më 11 mars.
Kompania shtoi se do të nisë edhe testimin e vaksinës mbi gratë shtatzëna dhe fëmijët në një të ardhme të afërt./ /ervo/





















