Ballina Flash

U ngjit te kangjellat e Elysée me… molotov!

PARIS, 2 prill /ATSH-ANSA/ – Një person u përpoq të ngjitej te kangjellat që mbrojnë pallatin presidencial Elysée, në Paris, i armatosur me një koktej molotov, sipas burimeve të raportura nga ”Le Figaro”.

Përpjekja daton pasditen e djeshme, ku agresori u përpoq të kalonte parmakët shumë të lartë, i armatosur të një shishe që përmbante lëng djegëse dhe një copë lecke, të cilës i ishte vënë flaka.

Bashkë me agresorin ndodhej edhe një çift, i cili bënte fotografi dhe video të vendit të ngjarjes.

Të tre personat u arrestuan nga ana e policisë.

Burime të cituara nga ”Le Figaro” pretenduan se lëngu në shishe nuk ishte i rrezikshëm dhe se personi deklaroi të ishte artist dhe nuk kishte pasur qëllim për dhunë./ /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDuraku në Kukës: Vota në 25 prill për vazhdimin e zbatimit të projekteve
Artikulli tjetërRruga e re Berat-Drobonik/ Impakt në zhvillimin e turizmit, lehtësi qarkullimi për banorët e fermerët