Ballina Flash

Bushati: Pensionet do të rriten të paktën 5% në vit

TIRANË, 2 prill/ATSH/ Drejtuesi politik i PD në Shkodër, Helidon Bushati zhvilloi një takim me pensionistët ku i njohu ata me programin e PD.

Ai theksoi se edhe pensionistët do t’i bashkohen ndryshimi, duke garantuar se nuk do të ketë rritje më të vogël të pensioneve se 5 % në vit.

“650 mijë pensionistë shqiptarë do kenë rritje të pensioneve çdo vit, me minimalisht 5 % në vit dhe padyshim sa dyfishi i inflacionit nëse ka rritje të çmimit, të produkteve të shportës padyshim që do të ketë dyfishin pensionet në mënyrë që përballojë dhe të ketë rritje efektive të fuqisë blerëse. Elementë të tjerë që do të ndikojnë në rritjen e mirëqënies, në rritjen e të ardhurave është ulja e çmimit të produkteve ushqimore”, tha ai.

Bushati tha se PD në kuadër të luftës ndaj korrupsionit dhe monopoleve do të ndikojë drejtëpërdrejtë në uljen e çmimeve të produkteve ushqimore të cilat sot janë në nivelet më të larta si rrjedhojë e monopoleve të lidhura me pushtetin, të cilët importojnë produktet e importuara dhe ndikojnë në çmimin e tregut.

“Angazhim i PD është edhe ulja e çmimit të dritave, ato që ndikojnë drejtëpërdrejtë në xhepin tuaj. Për 70 % të popullsisë dhe sidomos për shtresat në nevojë dhe pensionistët do të ketë reduktim të energjisë elektrike, do të ketë përmirësim të sistemit shëndetësor. Ilaçet e rimbursueshme do jenë ilaçe me efektivitet, jo produkte që kanë origjinë të dyshimtë, vetë paketa e rimbursueshme për shtresat në nevojë dhe pensionistët do të zgjerohet dhe do të jetë plotësisht e mbuluar nga shteti”, tha Bushati.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Rehabilitimi i dy akseve rrugore, shkolla dhe ujësjellësi i ri në Laknas, Spiropali: Pikënisja për zhvillimin e zonës
Artikulli tjetërFOKUS – ECA: Ekziston rreziku i mashtrimit me miliardat e BE-së për pandeminë