Ballina Bota

SLLOVAKI – Presidentja emëron qeverinë e re

BRATISLAVË, 1 prill /ATSH-ANSA/ – Presidentja e Sllovakisë, Zuzana Caputova emëroi sot qeverinë e re të kryesuar nga ish-zëvendëskryeministri dhe ministri i financave, Eduard Heger, i partisë konservatore Olano.

Qeveria përbëhet nga katër partitë e ish-koalicionit që përfshinte Olano, Liri dhe Solidaritet-Sas, Ne jemi familje, Për njerëzit, nënshkrues të një marrëveshjeje për të zgjidhur krizën qeveritare që përfshinte dorëheqjen e ish-kryeministrit Igor Matoviç.

Shumica e ministrave ekzekutivë të Matoviçit mbeten në qeverinë e re dhe në postin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Financave.

Brenda 30 ditëve nga emërimi i tij, qeveria e Hegerit do të duhet të kërkojë votëbesimin në Parlament.

Koalicioni me katër parti ka një shumicë të madhe në parlament.

Kriza më serioze që nga zgjedhjet e vitit të kaluar u shkaktua një muaj më parë me një blerje të vaksinave ruse Sputnik V të pamiratuara nga BE, me iniciativën personale të ish-kryeministrit Matoviç.

Partnerët e koalicionit bënë thirrje për dorëheqjen e tij dhe një riorganizim të qeverisë pas incidentit./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKumbaro: Investime të reja, 7 bashkitë e qarkut Gjirokastër kthehen në destinacion turistik
Artikulli tjetër“Në 25 prill shqiptarët do të vendosin të shkojnë para dhe jo të kthehen pas”/ Rama: Ata dinë vetëm si të prishin punë