Ballina Bota

BERLIN – Presidenti Steinmeier vaksinohet me AstraZeneca

BERLIN, 1 prill /ATSH-ANSA/ – Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier mori spt dozën e parë të vaksinës AstraZeneca.

”Këtë dozë ai e mori në spitalin ushtarak të Berlinit”, njoftoi zyra e presidentit.

”Kur të jetë radha ime, unë gjithashtu do të vaksinohem me AstraZeneca”, deklaroi dje kancelarja gjermane Angela Merkel duke iu përgjigjur një pyetje mbi vaksinimet me AstraZeneca.

”Po, unë do të vaksinohem me vaksinën AstraZeneca”, tha Merkel në një konferencë shtypi.

Kancelarja, me 67 vitet e saj, hyn në atë pjesë të intervalit të popullsisë për të cilën Komisioni Gjerman i Vaksinimit (Stiko) rekomandon përdorimin e vaksinës anglo-suedeze./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha: Biznesi i vogël dhe rregullimi i problemit të pronave, dy prioritetet e para të qeverisë së ardhshme
Artikulli tjetërVeliaj inspekton punimet për konviktet e Mjekësisë: Një hapësirë e zaptuar që u rikthehet studentëve me kushte moderne