Ballina Flash

Arabia Saudite plan ambicioz për mbrojtjen e mjedisit

TIRANË, 1 prill /ATSH/ – Mbretëria e Arabisë Saudite ka një plan ambicioz për mbrojtjen e mjedisit, sipas një njoftimi të ambasadës saudite.

Autoritetet saudite kanë shpallur nismat “Iniciativa e gjelbër saudite” dhe “Iniciativa e gjelbër e Lindjes së Mesme”, që do të fillojnë së shpejti dhe që synojnë të hartojnë një plan për vendin dhe rajonin në mbrojtjen e planetit dhe që kontribuon ndjeshëm në arritjen e synimeve globale në përballjen me ndryshimin e klimës.

Iniciativa saudite ka planin ambicioz për mbjelljen e 10 miliardë pemëve brenda mbretërisë, për reduktimin e emetimeve të karbonit me më shumë se 4% të kontributeve globale si edhe për një program ambicioz të energjisë së rinovueshme që do të rrisë pjesën e energjisë nga burimet e ripërtëritshme nga 0,3% në 50% deri në 2030.

Ndërkohë, nisma e gjelbër për Lindjene e Mesme synon të koordinojë përpjekjet dhe të jetë në hap me zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.

Plani është për rritjen e efikasitetit të teknologjive të hidrokarbureve në rajon, ripyllëzimin me mbjelljen e 50 miliardë pemëve në rajonin e Lindjes së Mesme, që përfaqëson 5% të synimit global për mbjelljen e një trilion pemëve dhe arritjen e një reduktimi 2,5% të normave globale të karbonit.

Këto përpjekje të përbashkëta do të kontribuojnë në arritjen e një reduktimi të emetimeve të karbonit me më shumë se 10% të kontributeve globale.

Shkretëtirëzimi dhe ndotja e ajrit paraqesin sfida të konsiderueshme dhe të menjëhershme klimatike dhe ekonomike për Arabinë Saudite dhe Lindjen e Mesme.

Miliarda dollarë humbasin çdo vit për shkak të stuhive të rërës, dhe ndotja e ajrit nga emetimet e gazit vlerësohet të ketë ulur jetëgjatësinë në Arabinë Saudite me 1,5 vjet./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Këta jemi ne”/ Dikur si zonë lufte e mbushur me plehra, Kavaja sot një qytet mesdhetar si në Itali e Greqi
Artikulli tjetër“Transformim kolosal në 8 vite”/ Çuçi në Gjirokastër: Shkojmë me kokën lart për të kërkuar mandatin e tretë të PS-së