ATHINË, 31 mars /ATSH-DPA/ – Gjermania njoftoi sot mbërritjen e 120 migrantëve të tjerë nga ishulli grek Lesbos, numri i përgjithshëm në vend i të cilëve ka arritur në 1 553, sipas Ministrisë greke të Migracionit.
Fluturimi i së mërkurës ishte i fundit që u nis drejtpërdrejt nga ishulli i Egjeut.
Në ditët e ardhshme, pritet të niset një fluturim i fundit nga Athina në Gjermani.
Në atë pikë, numri i përgjithshëm i azilkërkuesve nga Greqia të pranuar në Gjermani do të jetë 2 750 persona.
Qeveria greke ka lëvizur mijëra migrantë nga kampe të mbingarkuara dhe me burime të pamjaftueshme në ishuj të territorit të saj.
Aktualisht, në ishujt e Egjeut lindor jetojnë rreth 14 000 refugjatë dhe migrantë, nga më shumë se 42 000 vitin e kaluar./ /ervo/












